Fier/ Arrestohen disa persona

Fier/ Arrestohen disa persona

Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim A. R., 32 vjeç, banues në Mbrostar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim për veprën penale “Përndjekja”.
Policia Rrugore arrestoi shtetasin K. K., 21 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, pasi duke drejtuar një motomjet pa targa, është përfshirë në një aksident me një motomjet tjetër. Nga aksidenti kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. D., banues në Hysgjokaj, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr dhe si pasojë e erës zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke dëmtuar disa ullinj të një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi