Fier/ 70 familje të komunitetit rom firmosin peticion: S’kemi rrugë, ujë e drita

Fier/ 70 familje të komunitetit rom firmosin peticion: S’kemi rrugë, ujë e drita

Të lënë tërësisht në harresë, 70 familje rome në lagjen “Mbrostar Ura” në  Fier, i janë drejtuar institucionit të bashkisë me një peticion për mungesën e infrastrukturës dhe shërbimeve. Edhe pse ka kaluar një muaj, mungesa e një reagimi apo  përgjigjeje  i ka indinjuar së tepërmi banorët e kësaj zone sepse nuk kanë ujë, drita as rrugë. Po kështu banesat e tyre janë pa certifikata pronësie.
Dy gropa u mbushën me çakull dhe asnjë investim tjetër nuk është bërë ndër vite.  Kjo është tallje thonë ata njëzëri në kulmin e indinjatës, teksa nuk ngurojnë të shprehen se “janë të diskriminuar”. Jemi tërësisht të papërfaqësuar si në Këshillin Bashkiak ashtu dhe në Parlament, ku kandidati i komunitetit rom, piktori Sead Kazanxhiu, i cili kishte aplikuar në platfmormen “Deputeti që duam”  nuk u përfshi në listen e kandidatëve të PS-së, thanë ata.

Kujtojmë se në vitin 2019 banorët e lagjes” Mbrostar Ura” marshuan në këmbë mbi tre kilometra me bidona në duar deri para bashkisë me pankarta ku shkruanin: “A do të na sjellë ujë në shtëpitë tona hapja e negociatave me BE- në?”
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente