Fatura fiktive dhe abuzime me fondet e SASPAC, zbardhen akuzat ndaj Ilir Beqajt; në pranga edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj

Fatura fiktive dhe abuzime me fondet e SASPAC, zbardhen akuzat ndaj Ilir Beqajt; në pranga edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj

Ditën e sotme në pranga rreth orës 07:00 ka rënë ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, financieri i Beqajt dhe Alfred Nikolla.
Kurtulaj është personi që ka firmosur shumë dokumente në emër të Beqajt.
Avokati i Beqajt ka konfirmuar arrestimin e tij, ndërsa mësohet se operacioni është ekzekutuar nga policia e Tiranës.
Nga të dhënat e para mësohet se Beqja është arrestuar me akuzën e korrupsionit për fondet donatorëve.
Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK. Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.
Agjencia në fjalë “në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe komunitetin e donatorëve do të koordinojë të gjithë ndihmën e huaj që do të marrë qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.
Agjencia gjithashtu do të mbështesë ministrinë për Evropën në përmbushjen e përgjegjësive të saj për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian por edhe Kryenegociatorin dhe Grupin Negociator në programimin dhe monitorimin e asistencës financiare të BE-së në funksion të procesit të aderimit në BE.
Ish-ministri po hetohet nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për “shpërdorim detyre” lidhur me kontratën koncesionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.
Për arrestimin e Iliri Beqaj, ka ardhur dhe reagimi i SPAK, i cili konfiromon arrestimin e tij.
“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, njofton SPAK.
 
Burimi