Euro 2024/ Grupi A mbyllet me dramë, Gjermania dhe Hungaria shënojnë në limite

Zvicra dhe Gjermania barazuan 1-1 në ndeshjen e fundit të grupit A të Europianit, një rezultat që i kualifikon të dyja. Gjermania e mbylli fazën e grupeve e para me 7 pikë, ndërsa Zvicra e dyta me 5 pikë.
E para shënoi Zvicra në minutën e 29’ me Ndoye, ndërsa barazimi i gjermanëve erdhi në minutat shtesë falë një goditje me kokë me të futurin në lojë si zëvendësues, Fullkrug. (Video e golit)
Të dyja ekipeve iu anulua nga një gol pas ndërhyrjes së VAR.
Gjermania do të ndeshet në turin e ardhshëm me të dytën e grupit C (grupi i Anglisë), ndërsa Zvicra me të dytën e grupit B (grupi i Shqipërisë).
Sfida tjetër mes Skocisë dhe Hungarisë u mbyll 0-1, me hungarezët që shënuan në sekondat e fundit të shtesës me Kevin Csoboth. (Video e golit)
Një gol i rëndësishëm që i jep Hungarisë 3 pikët e vetme të fazës së grupeve dhe një shpresë për tu kualifikuar përmes vendit të tretë.
Skocia nga ana tjetër, i thotë lamtumirë Europianit.
Burimi