Ervin Demo dha dorëheqjen, komandohet kryebashkiaku i ri i Beratit

Ervin Demo dha dorëheqjen, komandohet kryebashkiaku i ri i Beratit

Në një mbledhje të Këshillit të Bashkisë së Beratit, Ervin Ceca u emërua si kryetar i komanduar i Bashkisë së Beratit pas dorëheqjes së Ervin Demos.
Me 24 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Bashkisë, Ceca u zgjodh të drejtojë qytetin, duke marrë përsipër një detyrë të rëndësishme pas largimit të Ervin Demos, i cili la postin pas 6 vitesh udhëheqjeje.
Ervin Demo, i cili ka qenë në krye të Bashkisë së Beratit për një periudhë të gjatë, vendosi të tërhiqet për të kandiduar në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste.
Ervin Ceca me parë mbante pozicionin si nënkryetar i bashkisë Berat, gjithashtu dhe kryetari i këshillit bashkiak
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente