Erinda Finos së parkimeve i sekuestrohet telefoni, reagon Boçi: “Befasi”, e ka ndërruar 6 herë…

Erinda Finos së parkimeve i sekuestrohet telefoni, reagon Boçi: “Befasi”, e ka ndërruar 6 herë…

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për korrupsionin brenda bashkisë së Tiranës ka zbuluar edhe një tjetër drejtoreshë nën dyshime për shpërdorim detyre. Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll dhe me një mandat të lëshuar nga Gjykata e Posaçme i ka sekuestruar telefonin Drejtoreshës së Përgjithshme të institucionit “Tirana Parking”.
Sipas burimeve të hapura të informacionit, Erinda Fino ka qenë e denoncuar sa i takon tenderave të dhëna në mënyrë të dyshimtë
Për këtë lajm ka reaguar edhe Drejtuesi Politik i Qarkut të Shkodrës, i cili është edhe nënkryetar i PD-së, Luçiano Boçi.
Postimi:
“I bukur ky lajmi nga SPAK!Sekuestrohet telefoni i një tjetre drejtoreshe Erinda Fino, në kuadër të hetimeve për korrupsion në tendera.Ndërkohë që bomba e korrupsionit ka 6 muaj që ka plasur dhe e di i madh dhe i vogël.
Sipas SPAK i bie që këta që bëjnë “krime intelektuale” po presin 6 muaj tek dera e Bashkisë si budallenj SPAK-un që t’i marrë telefonin e t’ia zbulojë të gjitha.
Normal që pas gjashtë muajve e kanë ndërruar së paku 6 herë telefonin.Ky rast tejkalon dhe atë që ndodhi në Bashkinë e Elbasanit para pak muajsh, ku SPAK sekuestroi disa telefona të disa drejtuesve të dyshuar për korrupsion.
Por ndërkohë ata ishn lajmëruar për këtë gjë dhe dorëzuan telefona të virgjër.Megjithatë kësaj së sotmes, pas gjashtë muajsh, vërtet i them tamam “befasi”!!!!
gijotina.com/
Burimi