Ereksioni: Cili ushqim e ‘kërcënon’ dhe cili e zgjat

Ereksioni: Cili ushqim e ‘kërcënon’ dhe cili e zgjat

Është një ushqim që shumica e meshkujve e pëlqejnë dhe për këtë arsye shpeshherë shpërfillin paralajmërimet e ekspertëve për problemet e mundshme shëndetësore nga konsumimi i tepërt i tij. Por çfarë ndodh kur mishi i kuq “kërcënon” ereksionin e tyre?
Studiuesit e një studimi të ri analizuan lidhjen midis dietës dhe kohëzgjatjes së ereksionit dhe zbuluan se burrat që hanë shumë mish të kuq kanë ereksion më të shkurtër.
Gjatë studimit, studiuesit kërkuan tre studentë të kolegjit që ushtroheshin rregullisht të mbanin një unazë penisi gjatë marrëdhënieve seksuale për dy netë në mënyrë që të regjistronin ereksionet e tyre.
Në natën e parë, pjesëmarrësit hëngrën burrito me mish (ushqim meksikan), ndërsa në të dytën hëngrën një vakt të ngjashëm, por me përmbajtje vegjetariane.
Analiza e të dhënave të marra nga unazat e penisit zbuloi se ereksioni i meshkujve zgjati më shumë natën e dytë, kur ata hëngrën burrito vegjetale.
Shkencëtarët në këtë studim nuk ishin në gjendje të tregonin ndonjë arsye të mundshme për këtë lidhje, kështu që mbetet e paqartë. Për më tepër, kampioni i tre personave që morën pjesë në studim ishte shumë i vogël, prandaj studiuesit theksojnë se nevojiten studime më të mëdha për të verifikuar këto gjetje.
E vetmja gjë që është e sigurt është se gjithnjë e më shumë kërkime lidhin dietën me aftësinë dhe kohëzgjatjen e ereksionit, duke shkaktuar shqetësim tek një pjesë e madhe e popullatës mashkullore të cilët shohin uljen e performancës së tyre seksuale, por edhe duke dhënë shpresë për përmirësimin e funksionit erektil përmes ndryshimeve në dietë.
Burimi