
E rëndë në Greqi, 33-vjeçari shqiptar humb jetën pas aksidentit me motor
👁3691
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në zonën e Alikianos në Kretë të Greqisë, ku një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pas një aksidenti me motor.
Mediat greke shkruajnë se pas një feste në zonë, 33-vjeçari ka humbur kontrollon e motorit më të cilin udhëtonte duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.
Shqiptari ishte rritur në Greqi dhe banonte në zonën e Vatolakkos.
Burimi