
E pabesueshme! Gruaja beson se është në lidhje me Iglesias, i ka dërguar…
Një grua 63-vjeçare nga Los Angeles, Guadalupe Cepeda, ka rënë pre e një mashtrimi online, duke besuar për dy vite se ishte në një lidhje romantike me këngëtarin e njohur spanjoll Enrique Iglesias.
Cepeda, një fanse e zjarrtë e artistit për më shumë se dy dekada, u kontaktua në rrjetet sociale nga një person që pretendonte të ishte Iglesias. Ai e kishte gjetur në një grup fansash dhe fillimisht e bindi se mes tyre po lindte një lidhje speciale.
Në emër të dashurisë, ajo i dërgoi mashtruesit mijëra dollarë, duke besuar se ai kishte nevojë për ndihmë financiare. Kur ajo i tha se nuk kishte më para, ai madje e nxiti të vidhte nga burri i saj ose të gjente një mënyrë tjetër për ta mbështetur.
Bashkëshorti i saj e zbuloi mashtrimin kur hasi mesazhet në telefonin e saj. Pavarësisht përpjekjeve të tij për t’i hapur sytë, Cepeda refuzoi ta besonte realitetin, edhe kur doli në dritë se mesazhet gjurmoheshin nga Nigeria.
Situata arriti kulmin kur burri i saj kërkoi ndihmë nga emisioni Primer Impacto në Univisión, duke bërë publik këtë mashtrim. E habitshme është se, edhe pas zbulimit të së vërtetës, Cepeda ende nuk është plotësisht e bindur se “Enrique” i saj nuk është këngëtari i famshëm.
Së fundmi, Iglesias reagoi në Instagram, duke paralajmëruar fansat që të mos bien pre e mashtrimeve dhe të ndjekin vetëm llogaritë e tij zyrtare.
Mashtrimet romantike në internet janë gjithnjë e më të zakonshme, duke prekur njerëz të çdo moshe dhe vendi. Kjo histori është një kujtesë e dhimbshme për të qenë të kujdesshëm në komunikimet online.
Burimi