Duka: Shqipëria kalonte grupin, nëse do ishte më e përgatitur psikologjikisht
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, thotë se paraqitja e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024 ishte e mirë, por jo rezultati.
I ftuar në Tv Klan, Duka tha se nëse Shqipëria do të ishte më e përgatitur psikologjikisht, sidomos në ndeshjen me Italinë për të patur një rezultat pozitiv, do të kishte kaluar grupin
“Ka gjëra që duhet të jemi krenar. Ekipi duhet falenderuar që na çuan atje, jo vetëm ata që ishin në Europian. Paraqitja ishte emirë, rezultati nuk ishte i mirë. Rezultati do ishte i mirë nëse do ta kalonim grupin.
Po të ishim pak më inteligjent do ta kishim kaluar grupin, po të ishim pak më të përgatitur psikologjikisht. Ndeshjen e parë me Italinë pasi shënuam vetëramë në emocion. Goli që në futboll duhet të të lirojë dhe të shkosh përpara, na futi nën presion. Në atë ndeshje mbase duhet të ishim më të përgatitur psikologjikisht. Por në total jam i kënaqur”, u shpreh Presidenti i FSHF, Armand Duka.
Shqipëria humbi 2 me 1 ndeshjen me Italinë, barazoi 2 me 2 me Kroacinë dhe humbi 1 me 0 me Spanjën.
Burimi