
Drita “prek” titullin në Kosovë, fitore vendimtare ndaj Ballkanit
👁3993
Drita ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion në Kosovë. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani fitoi ndeshjen ndaj Ballkanit me rezultatin 2-0, për të thelluar diferencën mes tyre.
Golat e shënuar nga Tusha dhe Selmani, vulosën takimin. Me këtë sukses, Drita mban vendin e parë me 53 pikë të grumbulluara, ndërsa Ballkani renditet në vendin e dytë me 38 pikë.
Në sfidën tjetër të luajtur sot, Ferizaj fitoi 2-1 ndaj Llapit, në një duel mes skuadrave për mbijetesë.
Burimi