Drejtorët e Veliajt mbeten në qeli, Gjykata rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

Drejtorët e Veliajt mbeten në qeli, Gjykata rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

Tre drejtorët e Erion Veliajt, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato, do të vijojnë të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e tyre për zbutje të masës së sigurisë.
Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen ‘5D’.
Tre ish drejtorët u lanë në masën ‘arrest në burg’, ndërsa pesë persona të tjerë në masën ‘detyrim paraqitje’, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.
 
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente