Drejtoresha e SHISH nuk respekton thirrjen e komisionit/ Salianji: Ta marrim me polici

Drejtoresha e SHISH nuk respekton thirrjen e komisionit/ Salianji: Ta marrim me polici

Teksa sot duhej të ishte e pranishme për të dëshmuar si dëshmitare, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, kjo e fundit nuk është paraqitur në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.
Që në nisje të fjalës së tij kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji nuk i kurseu ironitë ndaj maxhorancës dhe faktit që Hyseni nuk ishte e pranishme, ndërsa tha se do të njoftohej policia.
“Në 11:00 ishte lajmëruar për të dhënë dëshminë drejtori i SHISH, na ka sjellë një shkresë ku thuhet se drejtori do të jetë në një aktivitet. Ta shoqërojmë me polici, Do të lajmërojmë policinë, do e vëmë në dijeni dhe drejtoresha, që ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd. Të vijë të japë dëshmi, siç e përcakton ligji. Jeni si lakuriqët e natës. Keni frikë. Keni bërë dëshmitë me dyer të mbyllura, se keni frikë nga ato që do të dalin. Keni bërë gati dhe nja 2 deputetë të tjerë, se ju duhet ndihma e të tjerëve”, tha Salianji, kryetari i komisionit të posaçëm për “TIMS-in”.
Burimi