Dogjën karriget e Kuvendit, Bardhi tregon nëse deputetët e PD do të djegin mandatet
👁1018
Deputetët e Partisë Demokratike ndërmorën aktin ekstrem me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit të Shqipërisë.
“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik”, Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. “Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin.
Nuk jemi këtu për karriget tona! Karriget tona janë të qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri një herë kush e bëri dhe ishte shmangie nga beteja, ne nuk shmangemi nga beteja. Do na kenë përballë çdo moment”, tha Bardhi.
Pas fjalës së Bardhit dhe tensioneve në parlament, nga parlamenti u dha 10 minuta pushim, për qetësimin e situatës.
gijotina.com/
Burimi