Diskutimet për Kodin Zgjedhor, reagon OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me lëvizjen e grave deputete të mazhorancës dhe opozitës, të cilat janë bërë bashkë dhe kanë depozituar një amendament për projektin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor.
Ky amendament ka si qëllim që të garantojë kuota zgjedhore. Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.
Në reagim thuhet se OSBE çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.
Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në reagim.
Kujtojmë që ky reagim vjen në kohë kur në Kuvend po diskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Burimi