Dinamo qëndron përpara me fitoren ndaj Teutës, flet tekniku Daja

Dinamo qëndron përpara me fitoren ndaj Teutës, flet tekniku Daja

Dinamo bind në “Elbasan Arena”, teksa kalojnë 2-0 pengesën e Teutës. Dinamovitët e mbyllën pjesën e parë me avantazhin në xhep, pas golit të Zabërgjës. Për të parë golin e sigurisë u desh të vinte minuta e 71-të, me Nanin që vulosi një herë e mirë këtë sukses.
Kështu, Dinamo tregon edhe një herë se mbetet pretendente për “Final Four”, pasi aktualisht është në top-katërshe.

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, komentoi fitoren 2-0 ndaj Teutës. “E rëndësishme është që ne marrim një 3 pikësh, që na sposton me zonën e mesit dhe vazhdojmë rezultatet e mira. Kemi 3 sulmues që kanë shënuar rregullisht si Zabërgja, Itodo dhe Bregu. Po na shtohen alternativat në mbrojtje, po rikthehet dhe Hoxha për 2-3 javë.
Në disa minuta ne nuk po nxirrnim dot topin nga poshtë. Edhe kur Maliqi dilte nga presioni, gabonte me pasimin. Kjo edhe për meritë të Teutës që presonte lart me shumë lojtarë. Pika e kthesës sonë ishte goli, ajo na dha një tjetër anë psikologjike në raport me kundërshtarin.
 
 
Toli sot nuk ishte në ditën e vet të mirë. Kështuqë me dy mesfushorë qëndrorë me probleme, për shkak edhe të dëmtimit të Qefalijas, këto bëjnë që të kesh probleme. Plus Teuta është një kundërshtar shumë i fortë për çdo ekip, për mënyrën e presingut. Me gjithë këto probleme që kishim, nuk mendoj se bëmë keq”,- tha ai.
gijotina.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente