Dështimi i “shëndetësisë falas”, Rama gjen justifikimin: Mjekët e kanë fajin!

Dështimi i “shëndetësisë falas”, Rama gjen justifikimin: Mjekët e kanë fajin!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se dypunësimi i mjekëve, pas skandalit tek Spitali i Onokoligjikut, do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet marrjes së aprovimit.
Në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh se mjeku për të punuar në privat duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim, duke shtuar se “s’mund të jetë ‘hajt se po nisem’.”
Për të fshehur dështimin e “shëndetësisë falas” të premtuar nga “Rilindja” kur erdhi në pushtet, sot Rama pas 12 vitesh thotë se fajin e kanë mjekët që nuk ofrojnë shërbim falas në sistemin e korruptuar shëndetësor.
“Është një adoptim jo i lehtë. Ndërkohë që këtë lidhjen e publikut me privatin, thjesht tani edhe për shkak të mësimeve që nxorëm nga historitë e pagëlltishme të Onkologjikut, e kemi që thjesht mjeku që punon në publik mund të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim. Nuk mund të jetë ‘hajt se po nisem’. Sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës.
Edhe aparaturat krahasuar me vendet që janë në majat e botës, si Spanja, kemi mangësi. Aparaturat bazike i kemi, por duhen që bëjnë veprime më të specializuara. Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, pra ishte tregues që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin, mënyrën e menaxhimit. Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet. Kur të del një rast si ai, ose si i Sanatoriumit një infermiere atje në kohën e pandemisë, janë raste që godasin besim tek sistemi“, tha ai.
Burimi