Denoncimi: Veliaj harxhoi 100 mijë franga për një fundjavë në Zvicër me drejtorët e “5D”

Denoncimi: Veliaj harxhoi 100 mijë franga për një fundjavë në Zvicër me drejtorët e “5D”

Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar një udhëtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me drejtorët e dosjes “5D”.
Duke iu referuar mesazhit të një vartësi të Veliajt, Këlliçi tha se kryebashkiaku ka udhëtuar më 14 korrik të 2023-shit në Zvicër, së bashku me drejtorët.
Sipas tij, ata kanë harxhuar 100 mijë franga për një fundjavë.
“Ndërkohë që kishte nisur protesta, falënderoj një punonjës të ndershëm të Bashkisë së Tiranës që sjell një informacion me vlerë për SPAK-un: ‘Shikoni pak në sistemin TIMS datën 14 korrik të vitit të kaluar. A ka udhëtuar Erion Veliaj së bashku me drejtorët e ‘5D’ për në Zvicër? Shikoni hotelet ku kanë ndenjur dhe a kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë në Zvicër apo jo?!’
Që ta dini qytetarë, sot familjet në nevojë, të pastrehët, ata që nuk kanë mundësi financiare nuk mbyllin dot muajin, kurse ky hajdut ordiner me banditët e tij, me Taulant Tushën, me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, Kapllanin, Malokun, Kacidhen harxhonin 100 mijë franga në fundjavë!”, tha Këlliçi nga protesta e zhvilluar këtë të premte te Bashkia e Tiranës.
Burimi