“Denoncimi publik nuk është kallëzim”, ja precedenti i Gjykatës së Lartë që liroi Dritan Goxhajn dhe rrëzon dënimin e Salianjit

“Denoncimi publik nuk është kallëzim”, ja precedenti i Gjykatës së Lartë që liroi Dritan Goxhajn dhe rrëzon dënimin e Salianjit

Ervin Salianji ka kaluar ditën e parë në qeli në burgun e Fierit pasi dënua me një vit burg dy ditë më parë nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Ai u shpall fajtor për kallëzim të rremë publik.
Por sipas Gjykatës sb Lartë, kjo vepër penale nuk gjen bazë ligjore, aq më tepër kur ka një vendim të më pak se tre muajve më parë, ku është shprehur qartë se “denoncimi publik nuk është kallëzim i rremë”.
“Deputeti Ervin Salianji është në burg për kallëzim të rremë. Gjyqtarët e Apelit nuk e kanë parë të arsyeshme të konsultohen me vendimin e Gjykatës së Lartë, në çështjen me nr 70003-00305-00-2024, të datës 9 korrik 2024, mbi pretendimin e Prokurorisë për kallzim të rremë (neni 312 kodi penal) të z. Dritan Goxhaj, i cili nga një tv kishte pretendime mbi gjyqin e UÇK në Hagë.
Në arsyetimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, në Rrethanat e çështjes pika 51, 56, 58 dhe 59 thuhet se denoncimi publik nuk është kallzim i rremë”, shkruan gazetari në rrjetet sociae.
“51. Kolegji vlerëson se, vlerësimi i fjalës së shkruar si të mjaftueshme për tu konsideruar inkriminuese ndaj një shtetasi, nuk është karakteristikë e një shoqërie demokratike dhe përgjithësisht bie ndesh me të drejtat themelore të një shtetasi dhe nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)”, thuhej ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Lartë, për rastin Goxhaj.
Por tre gjyqtarët e Apelit Gent Shala, Iliba Bezati dhe Elona Toro nuk e panë parë të arsyeshme të konsultoheshin me këtë vendim të Gjykatës së Lartë si organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri, por për deklarimet e tij publike e dënuan Ervin Salianjin me një vit burg.

Burimi