Dënimi politik për Salianjin, Gjekmarkaj: Vendimi absurd, demokratët të ndalimin asgjësimin e Opozitës

Dënimi politik për Salianjin, Gjekmarkaj: Vendimi absurd, demokratët të ndalimin asgjësimin e Opozitës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gekmarkaj ka reaguar ashpër pas dënimit të Ervin Salianjit nga Gjykata e Apelit me një 1 vit burg.
Gjekmarkaj e quan dënimin, “Pranga në duart e Opozitës”, duke theksuar se dënimi ndaj Salianjit vejn në një kohë kur pushteti ka marrë revansh për zhbërjen dhe asgjesimin e opozitës.
Reagimi i Gjekmarkajt:
Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit. Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë!
PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd. Demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e Opozitës! Pas politikanëve të Opozitës prangat tunden për ta. Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm, ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikaturës!
Burimi