Dënimi i Salianjit/ Gjekmarkaj: Po tentohet zhdukja e opozitës nga një padron famëkeq

Dënimi i Salianjit/ Gjekmarkaj: Po tentohet zhdukja e opozitës nga një padron famëkeq

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agrin Gjekmarkaj, ka komentuar sërish dënimin dhe burgosjen e Ervin Salianjit, për kallëzim të rremë, lidhur me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik droge.
I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24, Gjekamarkaj tha se ishte i tronditur nga vendimi, teksa theksoi se priste që Salianji të falënderohej për shërbimin publiku ndaj qytetarëve.
Ai tha se dhe miqtë e tij socialistë ishin befasuar nga vendimi.
“Personalisht prirem të gjejë diçka pozitive te çdo institucion, por jam tronditur nga vendimi, kalonte çdo imagjinatë të poshtërsisë. Unë mendoja se Salianji duhej të falënderohej për shërbimin publiku ndaj qytetarëve, për të treguar të vërtetën. Dënimi i tij është një kambanë alarmi. Nuk ka një përgjigje racionale pse është dënuar. Të dënosh tjetrin për një denoncim, duke krijuar precedentin e parë juridik, është vërtet një kambanë alarmi, që i shtohet asaj tjetrës që prej kohe po bie, ajo që ka të bëjë me zhbërjen e opozitës.
Si ka mundësi që në këtë vend nuk dihet që po tentohet zhdukja e opozitës përmes organeve të drejtësisë, dukshëm dirigjuar nga partia në pushtet, dukshëm nga një padron famëkeq që po merr të gjithë vëmendjen e shqiptarëve.
Ky shembull ka krijuar zemërim. PD ka shtuar vendosmërinë te qytetarët që janë të befasuar përtej bindjeve politikë. Edhe mediat kanë shfaqur njëzëri qëndirmin e tyre, me këtë shembull, për të nxjerrë nga jeta politike Salianjin. Rama nuk i do nëpër këmbë njerëzit fitues, dhe ky është një mesazh që kushdo rrezikon, për të tunden prangat.
Si ka mundësi që hakmarrja të jetë kaq shtazore. E kam vështrë të jem i ashpër. Kam shumë miq socialiste, i kam që para se të hyjë në politikë. Edhe ata vetë më tregojnë se janë të befasur. Fatmir Xhafa nuk ka pritur këtë reagim dhe është në pozita justifikuese”, tha Gjekmarkaj.
I pyetur se çfarë i tha Salianji në momentet e fundit para se të vetëdorëzohej në Polici ai tha: “Na ka dhënë kurajo të gjithëve. Gjithë trupës politike, dukëm i prekur emocionalisht dhe i zemëruar, por mënyra sesi i ka menaxhuar këto 24 orët më të vështira të jetës së tij, ka treguar një shembull qytetarie duke refuzuar çdo kompromis që mund ta linte të lirë. Kemi patur shumë biseda më të. Ai kishte vetëm një shqetësim, familjen e tij që po vuan në mënyrë të pamerituar. Për pjesën tjetër ishte krenar që i ka shkuar deri në fund kësaj kauze”. 
gijotina.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente