Dënimi i Salianjit, Bardhi i përgjigjet Ramës: Frikacak, të gënjen mendja se do frikësosh opozitën
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Kryeministrit Rama lidhur me reagimin për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit. Bardhi e quan kreun e qeverisë frikacak, ndërsa i thotë se e gënjen mendja se do trimërohet duke keqpërdorur gjykatat për të frikësuar opozitën.
“I pafytyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën. Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE! Ti je i vetmi Kryeministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge. Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar. Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues. Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret”, shkruan Bardhi.
gijotina.com/
Burimi