Demiral, heroi i Turqisë, kualifikim në çerekfinale pas triumfit me Austrinë

Demiral, heroi i Turqisë, kualifikim në çerekfinale pas triumfit me Austrinë

Turqia është skuadra e fundit që kualifikohet në çerekfinalet e Europianit pas fitores 1-2 me Austrinë në Leipzig.
Sfida nisi me një ritëm të çmendur, me turqit që gjetën rrjetën pas 57 sekondash me Merih Demiral. Austriakët provuan të barazonin, por ishte sërish Demiral në minutën e 59’ që shënoi të dytin për Turqinë dhe të dytin personal.
Austriakët rihapën sfidën në minutën e 66’ me Gregoritsch, duke mbajtur gjallë shpresën deri në sekondën e fundit, por muri turk nuk u rrëzua.
Kështu Turqia do të përballet me Holandën në çerekfinale, ndërsa Austria largohet me kokën ulur nga ky Europian pasi pritej më shumë pas performancës në grupe.
AUSTRI 1-2 TURQI
Gregoritsch 66′ / Demiral 1′, 59′
66′ GOOOL AUSTRIA 1-2/ Gregoritsch gjen një top në zonë dhe godet drejt rrjetës.
(VIDEO)
59′ GOOOL TURQIA 0-2/ Demiral godet me kokë pas një krosimi nga këndorja dhe e çon topin në rrjetë.
(VIDEO)
1′ GOOOL TURQIA 0-1/ Demiral gjen topin në zonë dhe godet duke e çuar topin në rrjetë.
(VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE

gijotina.com/
Burimi