Demiral e fut përsëri topin në rrjet, reagon Austria shkurton diferencën

Demiral e fut përsëri topin në rrjet, reagon Austria shkurton diferencën

Turqia shënon golin e dytë. Dueli i sotëm mes Austrisë dhe Turqisë mbyll fazën e parë me eliminim direkt në Euro 2024 dhe vulos emrat e 8 çerekfinalisteve të turneut.
Dy skuadrat në fjalë kanë bërë paraqitje mjaft të mirë në fazën në grupe, sidomos Austria e cila fitoi grupin e vet në të cilën ishin pjesë edhe Franca dhe Holanda. Por edhe Turqia shihet si një skuadër e cila falë talenteve të reja që ka, mund të kërkojë të bëjë surprizën në këtë Europian, ku ndiqet një numër i madh tifozësh.
Arnautoviç udhëheq sulmin austriak në ndeshjen e sotme, ndërsa në radhët e ekipit turk, ka hapësira nga minuta e parë për dyshen e talenteve Gyler-Jilldiz.
AUSTRI-TURQI 0-2Gregoritsch 66′ / Demiral 1′, 59′
59′ GOOOL TURQIA 0-2/ Demiral godet me kokë pas një krosimi nga këndorja dhe e çon topin në rrjetë.
(VIDEO)
1′ GOOOL TURQIA 0-1/ Demiral gjen topin në zonë dhe godet duke e çuar topin në rrjetë.
(VIDEO)
66′ GOOOL AUSTRIA 1-2/ Gregoritsch gjen një top në zonë dhe godet drejt rrjetës.
(VIDEO)
 
 
Burimi