Dembeje i Francës tek Tirana, klubi bën goditjen e madhe, prezanton talentin e PSG

Dembeje i Francës tek Tirana, klubi bën goditjen e madhe, prezanton talentin e PSG

Tirana është një ndër klubet më aktive në merkaton verore. Sot është prezantuar afrimi i radhës për skuadrën e Bledi Shkëmbit.
Mahamadou Dembele është lojtari më i ri i bardhebluve. Bëhet fjalë për një futbollist cilësor, pasi 25-vjeçari ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Francës. Nga U16 tek U21.
Demebe aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit, por mund të bëjë mirë edhe mbrojtësin e krahut të djathtë dhe rolin e “shkatërruesit”.
Lojtari me origjinë nga Mali është një produkt i PSG-së, ndërkohë që përveç aktivizimeve me Troyes dhe Pau FC në vendlindje ka provuar disa eksperienca në Austri (Salzburg, Liefering) dhe Holandë (Fortuna Sittard).
KOMUNIKATA E TIRANËS
“Welcome Mahamadou Dembele
Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin Mahamadou Dembele!
25-vjeçari francez është një prodhim i akademisë së PSG-së, teksa ka luajtur me skuadra si Salzburg, Troyes e Sitard.
Dembele ka qenë gjithashtu pjesë kombëtares së Francës, që nga U16 deri në U21.
Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje në familjen bardh’ e blu!”.
Dembele është përforcimi i dhjetë i 26 herë kampionëve të Shqipërisë, që në raundin e parë të Conference League do të ndeshen me gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit./ supersport.
gijotina.com/
Burimi