Dekreti i Begajt për zgjedhjet në Himarë, Beleri padi në administrative

Dekreti i Begajt për zgjedhjet në Himarë, Beleri padi në administrative

Fredi Beleri i kërkon Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës.
Kërkesa që i është dërguar gjykatës ka për objekt “Marrjen e masës së sigurimit të padisë. Pezullimi i zbatimit të Dekretit nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar”.
Në kërkesën e tij, Beleri argumenton se do të ankimojë vendimin dhe deri atëherë kërkon pezullimin e zbatimit të aktit administrativ.
Në 5 Korrik, KQZ shpalli pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, duke u bazuar në ligjin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Apeli i GJKKO konfirmoi dënimin me burg për Belerin, për korrupsion në zgjedhje.
Fill pas vendimit, Kryeministria nisi procedurat për të shpallur zgjedhjet e reja. Pak pas kërkesës nga zyra e Ramës, Bajram Begaj shpallu 4 Gushtin si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Himarë.
Vendimi i kreut të shtetit nuk respekton afatin e ankimit të Belerit, që ka paralajmëruar ankimin të vendimmarrjes së kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.
Opozita ndërkohë, e vlerësoi vendimin e kreut të shtetit në shkelje të Kushtetutës: “Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. As shansin e ankimimit, pasi i hoqën atë të betimit dhe lirinë, nuk ia dhanë kryebashkiakut dhe eurodeputetit Beleri”.
Lexo edhe:
Begaj i përgjigjet Ramës, dekreton datën e zgjedhjeve në Himarë pa pritur afatet e ankimit të Belerit
Burimi