
Dëbora e papritur shkatërron pemët në lulëzim Korçë, fermerët detyrohen t’i mbrojnë me zjarre
Dëbora e pranverës është fenomeni që mund të dëmtonte më shumë bujqësinë dhe pemët në lulëzim në fushat e Korçës dhe çuditërisht nisi dje pas një rënieje të rrufeshme të temperaturave.
Dëmi i rëndë në prodhimin dhe ushqimin e shqiptarëve vjen pas një serie fatkeqësish të pashpjeguara si zjarre apo përmbytje, që po godasin shpesh dhe në mënyrë të pashpjeguar prodhimin bujqësor.
Specialistë të bujqësisë thonë se kanë dalë në terren për të parë mundësitë e mbrojtjes së pemëve në fazat e para të çeljes së luleve të pemëve frutore.
Kulturat më të prekura nga dëbora e papritur e marsit raportohet se janë bajamja, pjeshka, kajsia, qershia dhe kumbulla, prandaj ekspertët u bëjnë thirrje fermerëve të marrin masa për të mbrojtur të mbjellat e tyre me zjarre e mjegullnaja tymi.
Fermerët janë të pafuqishëm ndaj këtyre ngjarjeve që për fat të keq po bëhen gjithnjë e më të shpeshta e sjellin humbje të të ardhurave, zvogëlim të prodhimit dhe rritje të çmimeve të ushqimit për pjesën tjetër të popullsisë.
Agronomët thonë se përdorimi i zjarreve në fushat e mbjella është një praktikë që ndihmon në ngritjen e temperaturës dhe ndër të vetmet mundësi që fermerët kanë për të mbrojtur kulturat e tyre.
Zhvillimi vjen teksa një zjarr i papritur gjatë natës vrau sot më shumë se 200 kokë bagëti në një stallë të gjerë në Lezhë në veriperendim të Shqiperisë.
Burimi