Dash Sula: 102 deputetë nuk do votohen, vota ime kundër, s’jam lëpirës
Deputeti i PD, Dash Sula ka shprehur votën kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa ka kundërshtuar 1/3 e listës që pritet të jetë e mbyllur. Kjo sipas Sulës, do të sjellë që 102 deputetët s’do kenë mundësinë që të votohen nga qytetarët.
Sula e cilësoi këtë draft, si dita e dytë e zezë pas asaj të prillit 2008 kur u votua për ndryshimet ligjore. Sula tha se do votojë kundër dhe të paktën s’do mbahet mend si lëpirës. Ndërsa, shprehu mbështetje vetëm për votën e emigrantëve.
Kjo do mbahet mend si dita e dytë e zezë pas prillit 2008, ku shumica e kolegëve vajtën e votuan me kokën në thes dhe e panë se ca u ndodhi në zgjedhjet e vitit 2009 që u fshinë nga listat. Ajo që thoni ju larg asaj times, ishalla po shpëtoj unë, do ju djegë, por do ju djegë kur të shkojë lista në 12 të natës nga Damian Gjiknuri në KQZ. Për çfarë jemi në këtu deputetë, një të nënës dhe të babës, fisit tonë, apo jemi deputetë që përfaqësojmë qytetarët. Pse ia hiqni mundësinë që të votojnë për çdo deputet. PS nëse ka merakun e jakës t’i zgjedhë ministra e zv.ministra. Qytetarët kanë mundësi të zgjedhin deputetin e tyre dhe ju ja hiqni, i thoni do i zgjedhim ne. Vazhdoni në marrinë tuaj se s’do ketë mundësinë që të votohen 102 deputetë. Pse keni frikë nga vota e qytetarëve. Në momentin q ë kryetari i partisë ka zgjedhur që 14 figura në qarkun e Elbasanit, pse ia hiqni mundësinë, që më i bukuri të ketë mundësinë të hyjë deputet, ndërkohë unë i shëmtuari që marr më shumë vota mos ta kem mundësinë të futem deputet. Kjo është tallja me qytetarët shqiptarë. Ky vend po ngelet peng i politikës së vjetër, që unë e refuzoj dhe e përbuz dhe deri ditën që do jem këtu do mbajt qëndrimet e mia dhe se kam fare merak do jep deputet apo jo. Ashtu sikundër kam votuar kundër në 2008 do të votoj kundër edhe tani. Nuk e kam merak fare nëse do të jem ose jo në 2025 deputet, por të paktën nuk do të mbahem mend si lëpirës.
gijotina.com/
Burimi