Çyrbja në SPAK, Spaho: Shkoi për të dhënë llogari për përgjimet e Sky Ecc me bandat e Durrësit
Deputeti i PD-së Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi ka bërë një deklaratë të fortë për deputetin e PS-së Jurgis Çyrbja.
Sipas Spahos, Çyrbja, shkoi në SPAK për të dhënë llogari përgjimet në Sky Ecc për lidhjet me bandat e Durrësit.
Ndërsa për mosbindjen civile, deputeti demokrat tha se ka deklaruar se ajo që ndodhi dje në protestë ishte vetëm fillimi, pasi në ditët e tjera do të marrin një përgjigje më të ashpër. Gjithashtu ai u shpreh se nëse i shpallet luftë opozitës, luftë do të marrin.
“Është e turpshme që me firmat e tre eunukëve, si Klevis Xhoxhi, ai Jurgis Çyrbja që sot ka shkuar në SPAK për të dhënë llogari për përgjimet në Sky Ecc për lidhjet me bandat e Durrësit, dhe ajo Klotilda Bushka që në këtë sezoni parlamentar e mbaj mend vetëm për një gjë: Si i ha deputetët me urdhër politik nga Rama. Ndërkohë modeli i PE është që edhe sikur të jesh i burgosur duhet të marrësh pjesë në PE. Kjo është demokracia funksionale që na thotë ambasadori i BE që Shqipëria është demokracia funksionale? Kështu është demokracia funksionale që 24 deputetë të opozitës ti ndërpresësh mandatet për dy muaj. Nëse opozitës i shpall luftë, luftë do marrësh. Dje ishte pjesa më e vogël. Në ditët e ardhshme do marrin përgjigje më të fortë”, tha Spaho.
Burimi