Çfarë pritet sot në kuvend? Nga interpelanca me Ramën dhe Ballukun, deri te mandati i Xhaçkës…
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e sotme në orën 10:00, në seancën e dytë plenare që me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Sipas rendit të ditës, seanca do të nis fillimisht më një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi, kërkuar nga ky i fundit.
Interpelanca mësohet se ka të bëjë me dyshimet për transportin e mbetjeve të rrezikshme, toksike, të nisura nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës.
Po ashtu, në rend dite është parashikuar dhe një interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku, e kërkuar nga një grup deputetësh të PD, për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, në lidhje me bllokimin e aksesit të qytetarëve që banojnë në zonat pranë.
Një pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 59, datë 10.9.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.9.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Shqipërisë zotin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi.4. Interpelancë urgjente me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë zonjën Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
5. Akt normativ nr. 2 datë 1.8.2024.”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.123/2014, “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.
6. Akt normativ nr. 3 datë 28.8.2024.”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024””, të ndryshuar.
7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë””
8. Projektligj “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride””.
9. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar.
10. Projektligj “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
11. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”
12. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë””.
13. Projektvendim “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Burimi