Çfarë ‘magjie’ do bëjë LaCivita? Tabaku: Ai e sheh potencialin e opozitës për të fituar zgjedhjet

Çfarë ‘magjie’ do bëjë LaCivita? Tabaku: Ai e sheh potencialin e opozitës për të fituar zgjedhjet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar angazhimin e konsulentit të fushatës, LaCivita, në fushatën e PD-së, duke theksuar se ai vjen nga një fushatë e fituar në SHBA dhe beson se ka potencial të madh për opozitën për të fituar zgjedhjet në Shqipëri.
Në një intervistë në emisionin “Log”, Tabaku u shpreh ndwr tw tjera se një kompani si LaCivita nuk do të merrte pjesë në një fushatë ku nuk ka mundësi fitoreje.
Ajo theksoi se LaCivita është i bindur që opozita ka potencial të madh dhe se ka shpresa për ndryshime pozitive në zgjedhje. et. Sipas saj, mbështetja për PD është e pranishme edhe jashtë vendit.
“LaCivita vjen nga një fushatë e fituar në SHBA. Besoj se një kompani e tillë nuk i vendos fytyrën e vet një fushate që nuk fitohet. La Civita e sheh që potenciali i opozitës për të fituar në Shqipëri është i madh. Është thyer edhe tabuja e ndërkombëtarëve, një propagandë që është rrëzuar tashmë. Berisha ka thënë se do të loboj edhe për non gratën, sepse prioritet janë zgjedhjet. Mbështetja për PD edhe jashtë vendit ekziston”, u shpreh ajo.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente