Çështja “Becchetti”, Rama refuzon llogaridhënien, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për interpelancë

Çështja “Becchetti”, Rama refuzon llogaridhënien, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për interpelancë

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të japë llogari lidhur me çështjen “Becchetti”, duke mos u paraqitur në Kuvend këtë të enjte, teksa opozita kërkoi interpelancë me kreun e qeverisë.
Kërkesa për interpelancë nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi është depozituar në Kuvend që prej fillimit të muajit. Në seancën e kaluar, kryeparlamentarja Spiropali, duke iu përgjigjur interesit të opozitës, tha se interpelanca do të zhvillohet në vijim. Megjithatë, në seancën e kësaj të enjteje ndryshoi tërësisht qëndrim. Ajo solli në vëmendje vendimin e mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve një ditë më parë, që refuzoi kërkesën për interpelancë nga Bardhi me Ramën, për çështjen “Becchetti”.
Ky ndryshim qëndrimi u evidentua nga Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa u shpreh se kryeparlamentarja nuk respekton ligjin, por vetëm urdhrat e shefit të saj politik Edi Rama.
Në mbrojtje të kreut të qeverisë doli ministri Taulant Balla, i cili tha se “kryeministri e ka të pamundur t’i lërë angazhimet dhe t’i përgjigjet kësaj kërkese për interpelancë për një shpifje të propaganduar publikisht”.
Bardhi nga ana tjetër, theksoi se “130 mln Euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për llogari të ekzekutimit të vendimit të arbitrazhit ndaj Agon Channel”.
Pas replikave mes palëve, kryeparlamentarja Spiropali hodhi në votim kërkesën e Gazment Bardhit për interpelancë. Kërkesa u hodh poshtë me votat e mazhorancës për të mos u zhvilluar.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente