Bezhani: Po shpërfillet Arbitrazhi, Komiteti Olimpik po merr vendime të paligjshme

Bezhani: Po shpërfillet Arbitrazhi, Komiteti Olimpik po merr vendime të paligjshme

KOKSH edhe pse në një situatë paligjshmërie jo vetëm është duke u përpjekur të kalojë në heshtje vendimin e Gjykatës së arbitrazhit sportiv në Lozanë, e cila hodhi poshtë vendimet e mara në asamblenë e 10 janarit të vitit 2021, ku u shkarkua presidenti i asaj kohe Viron Bezhani, si dhe të gjitha vendimet e mëpasshme duke përfshirë dhe zgjedhjen e Presidentit Fidel Ylli, por ka thërritur dhe një asamble të zakonshme vjetore, duke shpërfillur vendimin e shkallës më të lartë të drejtësisë sportive, një veprim krejtësisht i paligjshëm sipas ish presidentit Viron Bezhani.
“Ajo që më habit më tepër është mënyra arrogante ose mos-përfillja që përdor ish-Presidenti i komitet olimpik, i cili ka njoftuar mbledhjen e radhës.
Çdo gjë që është marrë që nga data 10 e mbrapa janë të paligjshme, të gjitha do të ç’regjistrohen. Të gjitha vendimet janë të paligjshme. Komiteti Olimpik të jetë në bazë ligjore, nuk ka rëndësi Bezhani apo dikush tjetër”, tha ai.
Sipas ish Presidentit Bezhani, vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, praktikisht e ka lënë pa një kastë drejtuese KOKSH. Organet kryesore të tij, Presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv janë shpallur të paligjshëm nga shkalla më e lartë e drejtësisë sportive pas të cilës nuk ka apelim.
Në këto kushte edhe thërritja e Asamblesë së zakonshme vjetore që u është bërë nga KOKSH Federatave është një hap i paligjshëm dhe abuziv.
 
Burimi