Besnikët e Bashës drejt partisë së re – Detajet

Besnikët e Bashës drejt partisë së re – Detajet

Pas humbjes së logos dhe vulës së PD, disa prej figurave kryesore të grupimit politik të drejtuar nga Basha kanë vendosur të largohen prej tij e të krijojnë një parti të re.
Raportohet se sekretari i përgjithshëm Enkelejd Alibeaj, nënkryetari Roland Bejko, sekretari për çështjet zgjedhore Rezart Kthupi, anëtari I kryesisë Edvin Kulluri e disa të tjerë kanë vendosur të largohen nga grupimi i Bashës e të krijojnë një parti të re.
Ky grup politikanësh ia ka bërë të qartë Bashës qëndrimin e tij në mbledhjet e kryesisë e kolegjit të kryetarëve  disa ditë më parë dhe tashmë duket se po ecin drejt zyrtarizimit të partisë.
Rrugëtimi politik i tyre duket se është ndarë plotësisht nga ai i Lulzim Bashës. Javën e kaluar ata nuk morën pjesë në asnjë nga takimet e organizuara nga Basha dhe e kanë vendosur të mos bëhen me pjesë e asnjë aktiviteti politik të tij.
Gjatë këtyre ditëve pritet edhe zyrtarizimi i partisë së re që do të krijojë Alibeaj dhe demokratët që deri dje ishin me Bashën. Mbetet për tu parë nëse Basha do të bashkohet me nismën e re.
Burimi