Berisha: Të çojmë vendin drejt qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira

Berisha: Të çojmë vendin drejt qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën ndaj mbështetësve të tij tha që është më i vendosur se kurrë që të çojë vendin drejt qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira.
“Ne jemi këtu sot më të vendosur se kurrë të sakrifikojmë, të çojmë vendin drejt qeverisë teknike, drejt zgjedhjeve të lira. Të mbrojmë interesin tonë kombëtar”, shprehet Berisha.
Ai thekson se që ti rikthejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve ligjin, të drejtat, dinjitetin dhe shtetin ligjor, kushtetueshmërinë.
“Shqipëria e shqiptarëve. Shqipëria vend demokratik, vend i lirë, e sigurt në rrugën evropiane, është dhe mbetet motivi ynë”, thekson Berisha.
Burimi