Berisha: Shqipëria pa energji, Balluku rrihte gjoksin për 1.3 miliardë investime

Berisha: Shqipëria pa energji, Balluku rrihte gjoksin për 1.3 miliardë investime

E gjithë Shqipëria ka qenë në “black out” mesditën e kësaj të premte. Nga Kukësi në Sarandë qytetarët kanë mbetur pa energji elektrike për gati 30 minuta.
Lidhur me këtë siatuatë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili ka bërë përgjegjës qeverinë, e cila jo vetëm nuk ka kryer inmvestime, por i ka vjedhur pothuajse të gjitha ato.
Reagimi
Blackout i plotë!
Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!
Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.
Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë.
Burimi