Berisha: Rama krye-Tirja e Shëndetësisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si personi përgjegjës që ka shkaktuar krime kundër njerëzimit në lidhje me skandalet në shëndetësi. “Rama u përpoq të mbulojë krimet kundër njerëzimit që ka shkaktuar ai personalisht me sistemin e falimentuar të shëndetësisë”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e kwsaj tw hwne nw mbwshtetje tw tij.
Lideri i opozitës e ka quajtur kryeministrin Rama si krye-Tirja e shëndetësisë. “Ka Tire në shëndetësi, por krye-Tirja e shëndetësisë je ti! Ke kryer krime kundër njerëzimit me vdekjet nga Covidi”, theksoi Berisha në protestën poshtw banesws sw tij.
Kryedemokrati vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Rama përsa i përket gjendjes së shëndetësisë në Shqipëri. “Po a nuk është krim kundër njerëzimit t’u mungojnë vogëlushëve ilaçet, kurse ti blen për oborrin tënd instalimin 4 milionë?”, u shpreh Berisha.
Kreu i PD është shprehur se 11 korriku (protesta e radhws kombwtare e opozitws) është dita kundër krimeve kundër njerëzimit të kryera mbi shqiptarët nga Edi Rama. Berisha ka theksuar se 11 korriku është dita “të luftojmë për qindra-mijëra njerëz që vdiqën në kthetrat e një mjekësie të pashpirt, të shndërruar nga Edi Rama, ministrat e tij në një bursë vdekje”.
Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje mjekëve që të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut. “U bëj thirrje bluzave të bardha, në emër të misionit të tyre, të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut”, u shpreh Berisha.
Burimi