
Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se do të vendoset një “minimum jetik” për qytetarët shqiptarë, duke siguruar që askush nuk do marrë më pak se 200 euro në muaj.
Ai ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një programi për përmirësimin e kushteve të jetesës për shqiptarët. Berisha ka theksuar se ky premtim nuk është një manovër elektorale, por një angazhim i thellë për të adresuar gjendjen e vështirë të qytetarëve, veçanërisht pensionistëve, të cilët përballen me pensione të ulëta krahasuar me rajonin Berisha ka krahasuar situatën e Shqipërisë me vendet fqinje, si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Kosova, ku pensionet janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit.
Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:
Edi, u garantoj që është një premtim, për të cilin kurrë nuk do të më shkonte ndërmend ta përdor për qëllime elektorale.
Jo, është një premtim që buron nga thellësitë e shpirtit kur shoh gjendjen e mjerë të shqiptarëve, të pensionistëve shqiptare që merrnin në vitin 2013 pensione të ulëta, por ishin më të lartat në rajon.
Dhe sot malazezi merr një pension 3 herë më të lartë se në vitin 2013, serbi dhe maqedonasi po njëlloj.
Po edhe Kosova që ka nisur rrugën e pavarësisë pak vite më parë, shpërblen qytetarët e vet me pensione qartësisht më të larta se Shqipëria.
Jo, do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj dhe ky është vetëm fillimi.
Ky është vetëm fillimi!
Burimi