Berisha dhe Malltezi mbeten në “arrest shtëpiak”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

Berisha dhe Malltezi mbeten në “arrest shtëpiak”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Mesohet se GJKKO nuk ka marrë parasysh kërkesat e avokatëve, që kishin të bënin me pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve si dhe revokimin e masës së sigurisë.
Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.
Burimi