Berisha: Deklarata e Ramës, thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar
Pasi kryeministri Edi Rama, i cili konsiderohet edhe si ‘tersi’ i Kombëtares, paralajmëroi humbjen e Shqipërisë, duke e konsideruar si mision të pamundur, ka reaguar kryedemokrati Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se deklarata e Ramës, është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes.
Më tej, kryedemokrati thekson se sot kombëtarja jonë do bëj historinë!
Reagimi
Rama disfatist dhe pazarexhi.
Fitorja është para nesh!
Të dashur miq, sot kombëtarja jonë ka ndeshjen e madhe të saj me kombëtaren e Spanjës.
Edi Rama tersi i madh i kuqezinjve tanë, tashmë i njohur dhe ndërkombtarisht si i tillë, deklaron se sot rezultati është në plan të dytë, por koka lart në plan të parë.
Kjo deklaratë disfatisti e pazarexhiu është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes. Vërtetë ndeshja me Spanjën është ndër më të fortat, por për një ekip të fortë dhe dinjitoz si i yni rezultati nuk mund të jetë kurrë në plan të dytë as dhe fatalitet i paracaktua. Sot kombëtarja jonë do bëj historinë! Fitore.
Burimi