Berisha akuza Dumanit: Nga 72 mandate arresti janë burgosur gjashtë persona

Berisha akuza Dumanit: Nga 72 mandate arresti janë burgosur gjashtë persona

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij.
Ai tha se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, në një hark kohor tremujor, ka firmosur 72 mandate arresti dhe ka burgosur gjithsej 6 persona, 4 në radhën e parë, 2 më vonë, 6 gjithsej.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi, 11 korriku tregoi se shpresa e madhe ka lindur. Se shpresa e vetme janë ata të cilët luftojnë, qëndrojnë si misionarë të gatshëm për të sakrifikuar, për të rikthyer votën e lirë, për të arritur qeverinë teknike dhe fitoren e opozitës.
Të dashur miq, ju e patë, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, Altin Dumani i dumanistëve të pafytyrë, Altin Dumani ky mercenar, në një hark kohor tremujor, si kurrë ndonjëherë në historinë e një shteti, ka firmosur 72 mandate arresti dhe ka burgosur gjithsej 6 persona, 4 në radhën e parë, 2 më vonë, 6 gjithsej nga 72 mandate arresti.
Sepse ky pazarxhi i pafytyrë, bashkë me ekipin e tij, bën pazare me mandatet për gjoba, zbaton urdhrat e Edi Ramës.
A mund të imagjinoni ju zotërinj, a mund të ndodhë në ndonjë vend, iu pyes ju o lakej të Edi Ramës që këndoni nëpër studio dhe artikuj këngën e Zamanit, çfarë fytyre keni t’u thoni shqiptarëve, nga 72 mandate janë vetëm 6 të arrestuar.
Ndërkohë të tjera grisen, fshihen, largohen, të tjerë paguajnë dhe ju vazhdoni të mashtroni shqiptarët se jeni të marrë peng nga Dumani.
Se keni lidhje me botën e krimit. Po edhe nëse nuk jeni të lidhur me bandat, jeni të lidhur me Edi Ramën. Mjeranë, hipokritë, hiqeni si opozitarë. Turpi ju mbuloftë, ju dhe Zamanin tuaj. Atyre, të cilët duan t’u servirin Skapin si sukses, u them në qoftë se e bëni nga naiviteti, referohuni të dhënave sepse ky vend para Skapit ka pasur një prokurori të krimeve të rënda, e cila kurrë nuk bëri pazare me Edi Ramën, Sali Berishën dhe asnjë njeri. E cila u dha dënim përjetë kapobandave shqiptare kudo që ishin, që i liroi më vonë Edi Rama. I liroi Skapi i partisë disa prej tyre. Pra, zotërinj, hapni arkivat, lexoni raportet tuaja për të parë se cila është e vërteta.
Burimi