Beleri takim “kokë më kokë” me Mitsotakis në Athinë, zbardhet biseda

Beleri takim “kokë më kokë” me Mitsotakis në Athinë, zbardhet biseda

Fredi Beleri ka udhëtuar këtë të hënë nga burgu i Fierit, drejt Athinës, pasi mundi të merrte lejen për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg.
I pa shoqëruar nga efektivët, Beleri mbërriti në Athinë në rreth orës 12:30, ku u prit në një takim rreth 40 minuta nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Mediat greke shkruajnë se takimi ishte i ngrohtë dhe u zhvillua në Pallatin Maximos.
Kryeministri grek e uroi Belerin duke thënë se “shpresonte që shumë shpejt ai të dalë përgjithmonë nga burgu”.
“Kam shumë arsye, i dashur Fredi, të jem i lumtur t’ju mirëpres sot në Megaros Maximos. Së pari, më lejoni t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si eurodeputet grek, në Bruksel dhe Strasburg, me Demokracinë e Re. Jam i sigurt se do t’i përmbushni plotësisht detyrat tuaja. Më lejoni t’ju them se sa i lumtur jam që kësaj aventure të madhe po i vjen fundi. Është e vetëkuptueshme, ju keni marrë licencën që të mund të ushtronit detyrat tuaja dhe të bënit betimin. Shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të mbyllet për të gjithë ne, që të ecim përpara, të shohim përpara”, tha Kyriakos Mitsotakis.
Nga ana e tij, eurodeputeti Beleri falenderoi kryeministrin grek për mbështetjen e dhënë. Ai shtoi se
“Kryeministër, dua t’ju falënderoj personalisht që më keni mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Unë do të nderoj besimin që më keni dhënë duke më futur në fletën e votimit për eurodeputet. Mendoj se në shtetin ku jetoj, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur nuk është e vetëkuptueshme. Unë dua të ndihmoj pakicën kombëtare greke të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të stërgjyshërve, por edhe që ky shtet të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes europiane”, tha Beleri.
Pas takimit me kryeministrin grek, Beleri, pritet të udhëtojë drejt Strasburgut ku do të marrë dhe detyrën si eurodeputetit.
Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, “Demokracia e Re” në zgjedhjet europiane të 9 qershorit.
Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjesshme për kreun e kësaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.
Burimi