
BE-ja kërkon zbatimin e shpejtë të planeve për armatimin
👁4875
Bashkimi Evropian synon të rrisë ndjeshëm gjatë pesë viteve të ardhshme arsenalin e armatimeve. Në samitin e BE-së në Bruksel krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare ranë dakord të bëjnë gjithçka që është e mundur për të forcuar ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Evropës. Deri në vitin 2030 BE-ja planifikon investime deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dëshiron të krijojë ndër të tjera “një instrument të ri financiar evropian” që siguron kredi në një shumë të përgjithshme prej 150 miliardë eurosh. Ka gjithashtu plane për të lehtësuar rregulloret dhe zbutur kërkesat...
Burimi:
Gijotina.com