Bardhi publikon videon dhe shpërthen ndaj ministrit të Brendshëm: Kriminel!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka sulmuar ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, pas deklaratës së këtij të fundit se policia nuk kishte lenduar asnjë qytetar gjatë prostestës së së 7-tetorit në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi e quan Hoxhën pasardhës të familjes së diktatorit Hoxha, për të cilin thotë se do të ketë të njëjtin fat me të parët e tij kriminelë.
Bardhi ka postuar një video ku duket qartë se policia i hedh një qytetari një lëndë piro teknike të ndezur, e cila sipas të pranishmëve i shkaktoi djegie qytetarit.
Reagimi
Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë.
Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë.
E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel!
Burimi