Bardhi dhe Noka takim me qytetarët në Tiranë: Të protestojmë së bashku kundër regjimit të Ramës

Bardhi dhe Noka takim me qytetarët në Tiranë: Të protestojmë së bashku kundër regjimit të Ramës

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisëe Demokratike, Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kanë vijuar takimet në Njësinë 9 në Tiranë për të ftuar qytetarët në protestën e 11 Korrikut
Bardhi ka listuar edhe disa arsye përse qytetarët duket t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita.
“Të protestojmë kundër padrejtësisë, kundër mashtrimit të Edi Ramës me shëndetësinë falas, kundër korrupsionit që po i merr frymën qytetarëve të ndershëm, kundër taksave të larta, kundër shpopullimit.”, shkruan Bardhi.
Postimi
Në 11 Korrik, ora 20:00, të gjithë bashkë protestojmë kundër padrejtësisë, kundër mashtrimit të Edi Ramës me shëndetësinë falas, kundër korrupsionit që po i merr frymën qytetarëve të ndershëm, kundër taksave të larta, kundër shpopullimit. Gjatë takimit me banorët në Njësinë 9 në Tiranë, tregtarët ankohen për rënien e fuqisë blerëse, ndërsa qytetarët ankohen për kushtet e vështira ekonomike.
11 Korriku, është moment reflektimi dhe proteste për çdo shqiptar!  Ditën e enjte, ora 20:00, të bëhemi bashkë përpara Kryeministrisë, të protestojmë për Shqipërinë, të protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës. Shqipëria duhet të dalë nga gjendja e pashpresë ku e ka futur qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim të bëjmë realitet ndryshimin e shumëpritur.
Burimi