
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në rrjetet sociale, duke akuzuar Belinda Ballukun dhe Bledian Dalipajn për përfshirje në aktivitete të paligjshme elektorale në qarkun e Fierit.
Në postimin e tij, Bardhi ka deklaruar se banda elektorale e Belinda Ballukut në Fier po përpiqet të nënshtrojë qytetarët me paratë e korrupsionit, por kjo do të jetë e dështuar.
Bardhi ka akuzuar gjithashtu Bledian Dalipajn, duke e quajtur atë një nga anëtarët më të zëshëm të bandës elektorale të PS në Fier, duke shtuar se ai mund të fshihet përkohësisht pas numrit spanjoll për të dhënë porosi për krime elektorale.
Ai theksoi se për Partinë Demokratike, Dalipaj është “Mr. 944”, duke i bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme të mos e lërë strategjinë e goditjes së krimeve elektorale vetëm në letër.
Bardhi deklaron se Fieri është 24 orë një skemë krimi elektoral, duke kërkuar një veprim të shpejtë dhe të vendosur nga autoritetet ligjore për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore.
Postimi i plotë:
Banda elektorale e Belinda Ballukut në qarkun e Fierit gënjen veten kur mendon se me paratë e korrupsionit do të nënshtrojë qytetarët e Fierit. Bledian Dalipaj, një nga anëtarët më të zëshëm të bandës elektorale të PS në qarkun Fier, mund të fshihet përkohësisht pas numrit spanjoll për të dhënë porosi për krime elektorale, ndaj vartësve dhe punonjësve të administratës, por e garantoj se për Partinë Demokratike ai është Mr. 944, dhe rrugën e ka të shtruar për atje ku e ka çdo bandit.Gjej rastin të apeloj edhe njeherë Prokurorinë e Posaçme që strategjinë e goditjes së krimeve elektorale të mos e lerë vetëm në letër. Këto janë ditët që ndajnë nëse strategjia është bërë si mjet propagande për të shpërlarë korrupsionin zgjedhor të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe bandave të tyre elektorale, apo është vullnet real i prokurorëve të posaçëm për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore. Fieri është 24 orë një skemë krimi elektoral!
Burimi