Barça dhe Arsenali ngjiten lart, City rrezikon skualifikimin dramatik, Milan fiton në fund…
Xhiroja e javës së gjashtë në Champions League u luajt këtë të mërkurë, teksa në fushë zbritën shumë skuadra të mëdha.
Juventus mundi 2-0 Manchester Cityn, duke zhytur kështu në krizë kampionët e Anglisë. Juventusi u rikthye te fitorja në Champions, duke mposhtur gjigantët e Sitit me rezultatin 2-0 falë golave të Vlahoviç dhe MeKenit. Një sukses mëse i merituar i bardhezinjve, që u shfaqën më kërkues në këtë përballje duke arkivuar 3 pikë të arta që i ngjisin në vendin e 14-të me 11 pikë, ndërkohë në krahun tjetër, Mançester Sitit rrezikon eliminimin dramatik në këtë edicion të ri të Champions-it, teksa mban vendin e 21 me vetëm 8 pikë të grumbulluar.
JUVENTUS-MANÇESTER SITI 2-0
53′ Vlahoviç, 75′ MekKeni
74′ GOOOL JUVENTUS 2-0/ Realizim spektakolar i MeKenit, bardhezinjtë në avantazh të dyfishtë.
(VIDEO)
53′ GOOOOL JUVENTUS 1-0/ Shpërthen festa te bardhezinjtë, fillimisht Ederson i mohon supergolin me roveshatë gatit, aksioni vijon, teksa Vlahoviç godet saktë me kokë duke kaluar në avantazh skuadrën e Tiago Motës.
(VIDEO)
Arsenali shkëlqen ndaj Monakos, duke triumfuar pastër 3-0 në Londër. Për Arsenalin u bë protagonist Saka në suksesin 3-0 ndaj Monako, pasi shënoi du gola e dha asist për të tretin.
ARSENAL-MONAKO 3-034′, 78′ Saka, 88′ Havertz
Goli i Havertz (VIDEO)
Goli i dytë i Saka (VIDEO)
Goli i Saka (VIDEO)
Milan koleksionon fitoren e katërt radhazi në këtë kompeticion, teksa fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Crvena Zvezdës. Kuqezinjtë kanë fituar një ndeshje dramatike, pasi miqtë u treguan një kockë e fortë dhe ia dolën që në pjesën e dytë të barazonin avantazhin që kishte siguruar Leao në fundin e fraksionit të parë të lojës, si dhe vunë edhe herë të tjera në vështirësi Menja,
Megjithatë, në fund diferencën e bëri goli i Abraham, i cili dha tre pikë të rëndësishmë Milanit, i cili tashmë është thuajse i kualifikuar për në fazën tjetër.
MILAN-CRVENA ZVEZDA 2-1
42′ Leao, 87′ Abraham / 67′ Radonjiç
Goli i Abraham (VIDEO)
Goli i Radonjiç (VIDEO)
Goli i Rafael Leao (VIDEO)
Barcelona tregon forcën në “Signal Iduna Park”, me katalanasit që festuan pas suksesit 2-3 ndaj Dortmund, falë një dygolëshi të Ferran Torres i cili zgjidhi ndeshjen në fund.
BORUSIA DORTMUND-BARCELONA 2-369′ (p), 78′ Girasi / 53′ Rafinja, 75′, 85′ Ferran Torres
Goli i dytë i Ferran Torres (VIDEO)
Goli i dytë i Girasi (VIDEO)
Goli i Ferran Torres (VIDEO)
Goli i Girasi (VIDEO)
Goli i Rafinja (VIDEO)
Bie në sy se në suksesin 4-2 të Fejnord ndaj Spartës së Pragës, protagonist me gol u bë edhe një futbollist shqiptar, pasi Albion Rrahmani tundi rrjetën për çekët.
FEJNORD-SPARTA PRAGA 4-28′ Trauner, 10′ Paiksao, 30′ Haxh Musa, 63′ Gimenez / 43; Rrahmani, 80′ (ag) Belen
Goli i Rrahmanit (VIDEO)
BENFIKA-BOLONJA 0-0
SHTUTGART-JANG BOJS 5-125′ Stiller, 53′ Milot, 61′ Fuhrih, 66′ Vagnoman, 76′ Keitel / 6′ Lakomi
Në ndeshjet e pasdites, Atletico Madrid nuk hasi aspak vështirësi ndaj Slovan Bratislavës në shtëpi duke e mundur 3-1, ndërsa Lille kaloi Sturm Grazin. Champions do rikthehet me emocionet e saj në fund të janarit.
Burimi