Babai ngacmon seksualisht djalin e tij të mitur, arrestohet nga policia në Tiranë

Babai ngacmon seksualisht djalin e tij të mitur, arrestohet nga policia në Tiranë

Policia e Tiranës ka kapur dhe ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu dyshohet se i arrestuari ka ngacmuar seksualisht edhe djalin e tyre të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
Burimi