Austriakët festojnë në Berlin, fitore me 3 gola ndaj Polonisë
Polonia dhe Austria u përballën në Berlin, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë, të Grupit D.Sfida filloi më mirë për Austrinë, e cila kaloi në avantazh shumë shpejtë, me anë të qendërmbrojtësit Trauner, i cli në minutën e 9-të goditi me kokë saktë në shtyllën e parë, duke mposhtur portierin Szczesny.Polakët reaguan dhe pas një rrëmuje në zonë, ishte ish sulmuesi i Milanit Piatek, i cili realizoi nga fare pranë portës.
Në pjesën e dytë, sërish ishin austriakët, që u shfaqën fizikisht më mirë dhe shprehën më shumë dëshirë, për gjetur golin e avantazhit.Avantazh i cili erdhi, në mesin e pjesës së dytë, kur u shënua goli i avantazhit me anë të Baumgatner.12 minuta më vonë, një gabim i portierit Szczesny, bëri që arbitri turk Meler të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Penallti që u ekzekutua saktë nga ana e sulmuesit të Interit, Marco Arnautoviç, për t’i çuar shifrat në 3-1.
Me këtë fitore Austria ngjitet në kuotën e 3 pikëve dhe do t’i luajë shanset në sfidën e fundit përballë Holandës.Ndërsa polakët mbeten në vendin e fundit të grupit, pa asnjë pikë, duke qenë kështu pothuajse “jashtë” Euro 2024.
POLONI 1-3 AUSTRI
Piatek 30′ / Trauner 9′, Baumgartner 66′, Arnautovic (P) 78′
GOLI I ARNAUTOVIC (VIDEO)
GOLI I BAUMGARTNER (VIDEO)
GOLI I PIATEK (VIDEO)
GOLI I TRAUNER (VIDEO)
gijotina.com/
Burimi