Atentat në rrugë, plagoset 35-vjeçari shqiptar në Itali

Atentat në rrugë, plagoset 35-vjeçari shqiptar në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur një natë më parë në Pisa. Mediat italiane raportojnë se 35-vjeçari shqiptar është qëlluar 3 herë në rrugën e njohur si Cascina.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00. Sipas asaj që raportojnë mediat shqiptarit i është zënë pritë në rrugë dhe është qëlluar tre herë me një pistoletë të kalibrit të vogël.
Dyshohet se autori dhe i plagosuri kanë patur njohje me njëri-tjetrin, dhe atentati mund të jetë bërë për larje hesapesh.
Autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është zhdukur pa gjurmë pas atentatit.
Aktualisht 35-vjeçari shqiptar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Burimi